Szunyog në Komisionin e Jashtëm: Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të tërheqshme

10:54 | 26 Korrik 2023
szunyog-ne-komisionin-e-jashtem:-masat-e-be-se-jane-te-perkohshme-dhe-te-terheqshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ai vet pas këtij takimi ka treguar të ketë folur për masat që BE-ja ia ka vënë Kosovës pas mospërmbushjes së kërkesave lidhur me situatën në veri të vendit.

“Shpjegova që masat e BE-së janë të përkohshme dhe të tërheqshme, por që angazhimi konstruktiv është i nevojshëm për të ecur drejt shtensionimit ashtu siç është kërkuar në qëndrimin e 3 qershorit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Komento: