Një vajzë raporton në polici se u dhunua seksualisht nga një i panjohur në Vushtrri

11:04 | 26 Korrik 2023
nje-vajze-raporton-ne-polici-se-u-dhunua-seksualisht-nga-nje-i-panjohur-ne-vushtrri

Një vajzë ka raportuar në polici të martën se është dhunuar seksualisht nga një i panjohur.

Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa rasti në polici është hapur si “dhunim”.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Vushtrri 25.07.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore.

Komento: