Lladrovci përkujton Adem Demaçin: Emri i tij, lavdi e trashëgimi ndër breza

11:55 | 26 Korrik 2023
lladrovci-perkujton-adem-demacin:-emri-i-tij,-lavdi-e-trashegimi-nder-breza

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Adem Demaçin, me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së tij.

Sipas Lladrovcit, emri i Adem Demaçit është lavdi e trashëgimi ndër breza.

Postimi i plotë:

Po bëhen pesë vjet që në mesin tonë nuk është fizikisht Baca Adem. Ai e lëvizi epokën e lirisë në zemrat tona, i dha asaj shpirt e trup, për të arritur deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Pavarësia, për të arritur te përmbushja e idealeve të brezave të një shekulli.

Sot e gjithmonë, e kujtojmë me nderim Bacin Adem, kujtime me të cilat e ngrisim përgjegjësinë, përkushtimin dhe dashurinë për vlerat e lirisë dhe kombin. Sot e gjithmonë, në zemrat tona mësimet, sinqeriteti dhe vendosmëria e Bacit Adem për vlerat atdhetare dhe të barazisë. Emri i tij, lavdi e trashëgimi ndër breza!

Komento: