Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 5 persona

16:57 | 26 Korrik 2023
aksident-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-lendohen-5-persona

Pesë persona janë lënduar si apsojë e një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Front Online e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka thënë Ahmeti./Front Online

Komento: