
Skuadra e Manchester Cityt do të ndeshet me Crystal Palace.
Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, është shprehur shumë optimist para ndeshjes me Manchester City.
Një nga anësorët më të mirë në Premierligë beson se skuadra e tij mund t’i hapë probleme skuadrës së Guardiolas, e cila garon për titullin.
Ishte pikërisht skuadra e Crystal ajo që e kishte mposhtur Man Cityn, në dhjetorin e vitit të kaluar, me rezultatin 3:2.
Një gjë të tillë, Zaha beson se skuadra e tij mund ta bëjë edhe sot, në përballjen që luhet me fillim nga ora 15:05.
“Do të jetë ndeshje e mirë. Ata do të kërkojnë hakmarrjen pasi ne i mposhtëm. Do të shohim përpara sikur për të gjitha ndeshjet” ka thënë Zaha për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.
“Nuk mund t’i lejojmë ata që të luajnë. Ne do të futemi në këtë ndeshje me energjinë maksimale që t’i thyejmë ata” ka thënë tutje lojtari.
“Kundër një top skuadre ti duhet të shfrytëzosh të gjitha mundësitë, njësoj siç kemi bërë herën e fundit. Mendoj se kjo është strategjia më e mirë për tu futur në lojë” ka thënë ndër të tjerash ish ylli i United.
Një lëshim i Manchester City në këtë takim, do të ishte një dhuratë e madhe për skuadrën e Liverpool, e cila do të përballet me Chelsea.