Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

12:20 | 29 Korrik 2023
tri-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-ne-kosove

Brenda një ditë janë shënuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas policisë një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Graqanicë dhe një në Mitrovicë.

Raporti i plotë nga policia e Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë 26.07.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur vajzën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Graqanicë 28.07.2023-10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar, ka ushtruar  dhunë psikike ndaj saj. Njësiti policor e ka arrestuar të dyshuarin të cilit i është bërë  alkool-testi dhe ka rezultuar 1.06 promilë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurës së rregullt.

Mitrovicë 28.07.2023 – 09:07. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke çasti që kishte me familjarët e tij, kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: