
Duket se Bayern Munich e do me ҫdo kusht yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Sipas raportimeve të fundit të ‘Bild’, kampionët e Bundesligës, Zaniolo ka zgjuar interesimin e gjigantit bavarez.
Skuadra më e madhe gjermane thuhet se po përgatit 50 milionë euro për kartonin e super talentint 19 vjeçar.
Për lojtarin e Romës interesim ka pasur edhe nga gjigantët e tjerë të Evropës si PSG, Juventus, Real Madrid e Manchester City.
Lojtari mund të zgjedh edhe për qëndrimin në kryeqytetin e Italisë, por kualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të luaj rol të madh.
Ndoshta dështimi për të luajtur në kompeticion më prestigjioz në Evropë do të bënte që lojtari ta mendonte largimin.