Guerot: Krijimi i Asociacionit element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

15:20 | 29 Korrik 2023
guerot:-krijimi-i-asociacionit-element-thelbesor-per-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi

Ambasadori i Francës Oliver Guérot  ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë,.

Guerot ka deklaruar se nuk duan një asociacion që e bënë Kosovën jofunskionale.

“Krijimi i ASMM-së është me të vërtetë një element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk duam një asociacion te komunave me shumicë serbe që e bën Kosovën jofunksionale. Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ofrojnë garanci për konsultimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai, për express.

Ambasadori france tutje tha se qeveria duhet ta bëjë një propozim konkret për statutin e Asociacionit.

“E inkurajoj Qeverinë e Kosovës që të bëjë një propozim konkret për statutin e asociacionit”, deklaroi më tutje ai.

Komento: