
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë goxha sfiduese për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.
“Pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, tha Simiq. Simiq përmendi largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës, si parakushte për zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve.
“Pra, të flasësh për zgjedhjet, si ndonjë pilulë magjike që do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura, është vërtet e papërgjegjshme”, tha Simiq.