Thaçi niset për në Bruksel, atje e presin në takim presidenti Tusk dhe komisioneri Hahn

15:56 | 14 Prill 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është nisur për në Bruksel ku e presin takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, Hashim Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, shkruan lajmi.

Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

Komento: