Çitaku: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

23:44 | 31 Korrik 2023
citaku:-qeveria-po-i-cenon-vlerat-e-gazetarise

Të hënën në Prishtinë u protestua kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

E për këtë ka folur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë.

“Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Komento: