
City ka arritur të i rrëmbejë tri pikë.
Manchester City vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke rrëmbyer një tjetër fitore në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar 3-1 në transfertën e vështirë ndaj Crystal Palace.
Sfida nisi në mënyrë fantastike për “qytetarët” që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 15-të me Sterling, i cili shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të shpejt. Në pjesën e dytë, sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë pas një pasimi të Sane në zonë.
9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Milivojevic shënoi golin që u dha shpresë vendasve. Gjithsesi në fundin e kohës së rregullt, Gabriel Jesus shënoi golin e tretë, edhe pse ishte në pozicion të parregullt.
Kjo fitore e mban Manchester City-in në krye të renditjes me 83 pikë në vendin e parë, 1 më shumë se Liverpoolit.