Qeveria harton udhëzim administrativ për largimin e kryetarëve të zgjedhur veriorë

14:22 | 01 Gusht 2023
qeveria-harton-udhezim-administrativ-per-largimin-e-kryetareve-te-zgjedhur-veriore

Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian.

Në deeskalimin e situatës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e qeverisjes lokale, po merret specifikisht me këtë çështje.

Ajo ka caktuar grupin punues, që siç shkruan gazeta10, i njëjti do planifikojë hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023./gazeta10

Komento: