Osmani dekreton Ligjin për Arsimin e Fëmijërisë së Hershme

16:24 | 01 Gusht 2023
osmani-dekreton-ligjin-per-arsimin-e-femijerise-se-hershme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin për Arsimin e Fëmijërisë së Hershme.

Ajo tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor në Kosovë.

“Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në parashkollor, aq më produktivë bëhen ata si të rritur. Përgëzoj Ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë ligj të rëndësishëm”, tha Osmani.

Komento: