Kurti uron Zvicrën: Shembulli kryesor se si mund të duket një shoqëri e larmishme

16:30 | 01 Gusht 2023
kurti-uron-zvicren:-shembulli-kryesor-se-si-mund-te-duket-nje-shoqeri-e-larmishme

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare, duke thënë se Kosova është me fat që e ka shtet mik.

“Shumë urime për Ditën Kombëtare për Zvicrën. Jemi të entuziazmuar dhe me fat që kemi një mik dhe aleat që shërben si shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme, e drejtuar nga qëndrueshmëria dhe duke shikuar përpara”.

Më herët, edhe presidentja Osmani uroi Zvicrën, një përkrahëse e flaktë e popullit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.

Komento: