
Më 10 korrik Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.
Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në e përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.
Por hapa tutje drejt qëllimit që e ka edhe marrëveshja nga kryeqytetit sllovak, pra që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u bënë.
Derisa institucionet kosovare, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar duan dorëheqje të kryetarëve aktualë.
Betim Gjoshi, sekretar organizativ në PDK, thotë se nuk është momentumi i duhur për zgjedhje në Veri.
Për momentin i kemi kryetarët legjitim dhe nuk kemi situatë tjetër. Kurti i pari që ka kërkuar zgjedhje, por sot nuk ka momentum të këtë zgjedhje në atë pjesë.
Sipas Gjoshit, presioni i ndërkombëtarëve karshi Qeverisë nuk lidhet veç me zgjedhjet.
“Presioni nuk është të një pikë e vetme, por te veprimet aventuriere të Kurtit të vazhdueshme dhe presidentes të Kosovës. Nuk duhet me pa shkëputur. Janë disa veprime tinëzare te tij pa u koordinuar as me aleata e as brenda”.