Derisa po zhvillonte aksion para MINT-it, i thyhet vetura kryetares së Rinisë Demokratike

12:05 | 02 Gusht 2023
derisa-po-zhvillonte-aksion-para-mint-it,-i-thyhet-vetura-kryetares-se-rinise-demokratike

Vetura e kryetares së rinise së PDK-së, Arbnora Salihut, është thyer dhe janë vjedhur gjësende, derisa kjo e fundit po merrte pjesë në një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nga vendi i ngjarjes u bë e ditur se janë vjedhur çanta, kuleta dhe telefona të saj dhe disa aktivisteve të tjerë që i kanë lënë aty, raporton Klan Kosova.

Vetura gjendej në parkingun e ministrisë në kohën kur ka ndodhur thyerja e xhamit dhe vjedhja.

Komento: