
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, dhe si pasojë është lënduar ngasësi i kësaj të fundit.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’ Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Front Online