‘Disa e kanë të vështirë ta pranojnë’, Kusari thotë se Kosova e ka shkallën më të ulët të inflacionit në rajon

16:45 | 02 Gusht 2023
‘disa-e-kane-te-veshtire-ta-pranojne’,-kusari-thote-se-kosova-e-ka-shkallen-me-te-ulet-te-inflacionit-ne-rajon

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se Kosova ka shënuar normën më të ulët të inflacionit që nga qershori i vitit 2021.

Kusari- Lila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se disa e kanë të vështirë ta pranojnë këtë.

“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë u zbut për muajin e qershor 2023 në 2.8% nga 4.3% e reviduar në muajin në maj, duke shënuar normën më të ulët të inflacionit që nga qershori 2021.” – ka shkruar ajo.

Komento: