
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur për Qeverinë Kurti, zgjedhjet e mundshme të përgjithshme si dhe përleshjen fizike që ndodhi mes deputetëve të partisë së saj, atyre të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e ministrave.
Musliu mes tjerash ka thënë se Dejona Mihali është instrument përmes së cilës kryeministri Albin Kurti “e shtrin diktaturën në institucionet e Kosovës”.
“Dejona Mihali është një e punësuar nga Albin Kurti. Nuk e di nga kush e si paguhet, por qeverisë me shtetin e Kosovës. Ia ka jep Albin Kurti këtë kompetencë. Është ajo e cila komplet deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i ka në kontroll”.