Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias mirëpret vendimin e Komerciales për Klanin, ka një kërkesë për KPM-në

11:31 | 03 Gusht 2023
qendra-evropiane-per-lirine-e-shtypit-dhe-medias-mirepret-vendimin-e-komerciales-per-klanin,-ka-nje-kerkese-per-kpm-ne

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias e ka mirëpritur vendimin gjyqësor të Gjykatës Komerciale ku ndalon qeverinë drejt mbylljes së Klan Kosovës.

Në një reagim të saj, kjo qendër thotë se ky vendim mbron pastërtinë e medias dhe kundërshton tendencat e qeverisë për të minuar lirinë e shtypit, transmeton klankosova.tv.

”ECPMF mirëpret urdhrin e Gjykatës së #Kosovës për të ndaluar qeverinë nga mbyllja e Klan Kosovës. Ky vendim i përkohshëm mbron pluralizmin e medias dhe kundërshton përpjekjet e qeverisë për të minuar lirinë e shtypit”.

Madje kjo qendër ka edhe një kërkesë për KPM-në.

”Kërkojmë nga Komisioni i Pavarur për Media që të mos ndërmarrë asnjë veprim para vendimit përfundimtar të gjykatës. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër rastin duke mbetur thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur me qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj mediave dhe gazetarëve”.

Komento: