Pacolli mirëpret vendimin e Komerciales në favor të Klan Kosovës

13:50 | 03 Gusht 2023
pacolli-mirepret-vendimin-e-komerciales-ne-favor-te-klan-kosoves

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale ku i jep të drejtë Klan Kosovës në rastin e saj me MINT në çështjen e certifikatës së biznesit.

Ai thotë se ndjehet i lumtur, që gjykatat në Kosovë, po arrijnë ta ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset.

”Sot, Gjykata Komerciale mori vendim për një masë të përkohshme që efektivisht pamundëson mbylljen e Klan Kosovës.

Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë”.

Komento: