Szunyog takon Kryetarin e Zveçanit Ilir Pecin

16:35 | 03 Gusht 2023
szunyog-takon-kryetarin-e-zvecanit-ilir-pecin

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se ka zhvilluar takim me kryetarin e Zveçanit Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë.

Ambasadori Szunyog tha se në takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.

Gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Peci për kontributin për de-përshkallëzim në veri.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, u shpreh ambasadori.

Komento: