Ish-ministri Krasniqi: Punëtorët që kanë qenë më herët në ministri po trajtohen si në regjimin e Millosheviçit

10:03 | 04 Gusht 2023
ish-ministri-krasniqi:-punetoret-qe-kane-qene-me-heret-ne-ministri-po-trajtohen-si-ne-regjimin-e-milloshevicit


Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka folur edhe për punëtorët që janë ende në ministri duke punuar, por që nuk janë të Vetëvendosjes.

Ai thotë se të njëjtit po trajtohen si në kohën e regjimit të Millosheviçit.

“Ne kemi ende punëtorë që janë aty, dhe ata janë sikur në kohën e regjimit të Millosheviçit janë duke u ru kur po i gjuhen një zyrtari apo tjetrit me ndonjë presion, ose me gjet diçka në mënyrë që të bëhet presion dhe t’u diktohet gjithçka ose në të kundërtën do të largohen nga puna”, ka thënë ai.

Deklaron se largimi i sekretarëve e kryeshefave të cilët kanë qenë më herët duke punuar në ministri, është bërë për t’i hap rrugë vetes për keqpërdorime.

“Ne e dimë mirë sa sekretarin e ka ndërrua për keqpërdorimet që kanë bërë sekretarët në kohën e kësaj ministre, e dimë sa kryeshefat që janë profesionist më të mirë në kohën sa kam qenë i ka largu të gjithë, pra këtu shihet që këta i ka largu për t’ia hap terrenin vetit për keqpërdorime”, ka shtuar Krasniqi./Front Online

Komento: