Vesel Krasniqi: Ministrja Rozeta Hajdari e ka obligim moral të jap dorëheqje

10:06 | 04 Gusht 2023
vesel-krasniqi:-ministrja-rozeta-hajdari-e-ka-obligim-moral-te-jap-doreheqje


Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka thënë për Front Online se ministrja Rozeta Hajdari pas audio-incizimeve që janë publikuar e ka obligim moral të jap dorëheqje.

Në të kundërtën duhet të shkarkohet nga kryeministri, Albin Kurti.

“Nëse një zyrtar i imi do ta kishte kry diçka pa pranimin e mallit dhe do ta kishin bë pagesën unë vet kisha dhënë dorëheqje dhe është obligim moral më dhënë dorëheqje. Në të kundërtën kryeministri e ka obligim që ta shkarkoj këtë ministre të cilës skandalet nuk po i ndale. Çdo ditë ka skandale, nuk është vetëm një”, është shprehur ai.

Krasniqi, thotë se në Ministrinë e Tregtisë ka shumë shkelje.

“Me bindjen më të plotë ju them, nëse bëhet një auditim i thuktë në këtë ministri aty ka shumë shumë shkelje të cilat vërtetë nuk na takojnë për kohën të cilën sot jemi, për ato të cilat qytetari ka dhënë votë mbi 50%, nuk e meriton një trajtim të tillë, një keqpërdorim të tillë të ligjit edhe të aseteve të cilat i ka kjo ministri”, ka thënë ndër të tjera, Krasniqi.

Komento: