Katër të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Prizren

10:10 | 06 Gusht 2023
kater-te-lenduar-nga-nje-aksident-mes-dy-veturave-ne-prizren

Katër persona kanë mbetur të lënduar në Prizren, si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave me targa vendore.

Rasti ka ndodhur në pasditen e së shtunës, teksa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar për në shtëpi.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mes të dy  veturave me targa vendore .Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar për shtepi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Front Online

 

Komento: