
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.
I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë ku edhe u ka shkaktuar lëndime trupore.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Kosovë 17.07.2023 – 00:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë me ç’rast iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online