Gjendja në vendkalimet kufitare: Pritje deri në 1 orë për të dalë dhe për të hyrë në Kosovë

08:13 | 07 Gusht 2023
gjendja-ne-vendkalimet-kufitare:-pritje-deri-ne-1-ore-per-te-dale-dhe-per-te-hyre-ne-kosove

Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:10, qytetarët po presin nga 30 deri në 60 minuta për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Këto dy vendkalime kufitare tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave, pritja e qytetarëve në këto dy pika kufitare ka zgjatur deri në pesë orë.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, nuk raportohet për kolona.

Komento: