Vdes vëllai i deputetit të PDK-së

10:15 | 07 Gusht 2023
vdes-vellai-i-deputetit-te-pdk-se
Vdes vëllai i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqës. Lajmin për humbjen e vëllait e ka bërë vet deputeti përmes “Facebook”, ku ka njoftuar se pas një sëmundje të shkurtër, vëllai i tij Hasan Beqa ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare.

Ai tutje njoftoi se varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër në fshatin Molliq nga ora 15:00.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar, familjar, miq dhe dashamir!

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj që sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 49 vjeçare ndërroi jetë vëllau jonë Hasan Beqa.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.08.2023 në ora 15:00 në fshatin Molliq.

Komento: