
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në këtë komunë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i plagosuri ishte dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po e kërkon.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi për Express.