Guardiola largon futbollistin 40 milionësh nga klubi

10:28 | 15 Prill 2019

Po kërkohet nga disa klube, por Guardiola futbollistin ,lkay Gundogan nuk e do më në skuadër.

Ilkay Gundogan e ka marrë vendimin për të ardhmen, duke mos e rinovuar kontratën me Mannchester City-n, e cila skadon në vitin 2020.

Mesfushori gjerman tashmë mund të jetë zyrtarisht në merkato, duke nisur nga 1 qershori, teksa ishte Pep Guardiola që zbuloi vendimin e lojtarit për të mos negociuar një kontratë të re.

Një hap i tillë i lojtarit ka rritur shpresat e shumë klubeve që e dëshirojnë dhe mes tyre janë Interi, Atletico e Madridit apo Liverpooli. Edhe pse do të ketë vetëm 1 vit kontratë, çmimi i kartonit të Gundogan është të paktën 40 milionë euro.

Komento: