
Një zjarr ka përfshirë sot një objekt banimi në “Lagjen e Spitalit”, në Prishtinë.
Për këtë rast për Front Online ka dhënë detaje Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Ai ka thënë se reagimi nga ana e zjarrfikësve ka qenë i shpejt dhe se nuk ka persona të lënduar nga flakët.
“Nga ky zjarr ka dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e tij”, ka deklaruar ai./Front Online