
Projektligji i ri i shumë kërkuar e shumë përfolur për personat e zhdukur ende nuk është miratuar nga Qeveria.
Shkak për këtë janë bërë kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur që të përfshihen në ndryshimet e reja ligjore.
Të paktën kështu thotë Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, gjë që e konsideron të pamundur.
“Pensioni bazë u mohohet atyre aktualisht për shkak se e marrin pensionin e familjarit të personit të të zhdukurit, duan benifite shëndetësore e në arsim. Kërkesat e tyre nuk munden me hi në Ligjin për Personat e Zhdukur sepse ky ligj e drejton punën e komisionit”.
Si rezultat, Hoti thotë se po mundohen që kërkesat e familjarëve t`i rregullojnë me dy ligjet tjera, atë për skemën pensionale dhe kategoritë e dala nga lufta.
“Kam bë kërkesa te ministri Hekuran Murati që me u kombinu tri ligjet, të gjitha me hi në plotësim-ndryshim, që me u heq kjo ndalesa e marrjes së dy pensioneve, S`kam marrë përgjigje. Nëse deri në tetor dhe nëntor nuk ka zgjidhje, ne e kryjemë ligjin”.