RTK: Ministri Mehaj ka dhënë dorëheqje, ky është koloneli i FSK-së që do ta zëvendësojë

10:23 | 08 Gusht 2023

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Siç raporton RTKlive për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Sipas këtyre raportimeve, kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.

Mehaj raportohet se ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Mehaj ishte lindur në Kosovë në vitin 1981, por që deri në momentin kur mori postin e Ministrit jetonte në Oslo të Norvegjisë.

Në vitin 1999 Mehaj i ishte bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan e shumë vende të tjera.

Komento: