
Një zjarr ka përfshirë një shtëpi në oborrin e QKUK-së mëngjesin e sotëm.
Nga ky zjarr përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 07:30, është raportuar se në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci për Front Online
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përfundoi ai./Front Online