Dedikimi emocionues i Ramush Haradinajt për vllaun që humbi jetën në një atentat në Deçan

11:02 | 15 Prill 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllaun që i humbi jetën në një atentat në Deçan.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn. Në përvjetorin e privimit nga jeta të tij, kryeministri Haradinaj është shprehur se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, ka shkruar kryeministri.

24 vjeçari Enver Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së u vra të premten e kaluar nga persona të panjohur, në rrugën Pejë- Deçan.

Hetimet për këtë ngjarje tashmë janë mbyllur pas pesë muajve nga privimi nga jeta i tij.

Sidoqoftë, dorasi i vëllait të Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet i pazbuluar.

Privimi nga jeta i Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan.
Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj kanë humbur jetën gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj).

Komento: