Visar Ymeri: Pushteti po i kërcënon ata që po ia zbulojnë hajninë

18:33 | 08 Gusht 2023
visar-ymeri:-pushteti-po-i-kercenon-ata-qe-po-ia-zbulojne-hajnine

Në media  është publikuar një skandal ku dyshohet për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po bën dallavere me paranë publike.

Ai, thotë se kjo është një papërgjegjësi e madhe.

Derisa shton se pushtetit aktual është i ndryshëm nga të tjerët për shkak se i kërcënon ata që ia zbulojnë hajninë.

“Mënyra se si po i sulmojnë ata që po i lajmërojnë këto gjëra, që po i publikojnë këto skandale mendoj se është jashtëzakonisht problematike dhe e rrezikshme që vjen prej kësaj Qeverie, pra në vend se ministrja në këtë rast të merret me problemin që po i mungonin gruri dhe vaji për të cilin i ka dhënë paratë dhe për të cilin i ka shkelë procedurat ajo merret me lajmëtarin.  Ky pushtet është i ndryshëm prej atyre tjerëve, jo pse s’vjedh, por është i ndryshëm prej atyre tjerëve sepse i kërcënon ata që e zbulojnë hajninë”, ka thënë Ymeri, për Front Online.

Komento: