Çka do të ndodhë sot?

08:05 | 09 Gusht 2023
cka-do-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) mbajnë protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut. (Para objektit të Toskanës dhe para Kryeministrisë) 

    10:00

  • Avokati i Popullit, Naim Qelaj, pret në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Institucioni i Avokatit të Popullit) 

  • 10:30Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.(Selia qendrore e LDK-së) 
  • 10:30KRU “Prishtina” zhvillon aksion të shkyçjeve në Fushë-Kosovë, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Fushë-Kosovë)
  • 18:00Komuna e Prizrenit organizohet dëgjim publik për buxhetin e vitit 2024, me gra, të rinj, pensionistë dhe grupe të qytetarëve nga komunitetet. (Qendra Rinore në Ortakoll, Prizren)
  • 20:30Mbahet festivali “Gjakova Summer Fest” me violinistin Shkëlzen Doli. (Çarshia e Vjetër, Gjakovë)

Komento: