Theret me thikë një person në Prishtinë

09:43 | 09 Gusht 2023
theret-me-thike-nje-person-ne-prishtine

Një person është sulmuar me thikë në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë, 08.08.2023 – 03:39. Viktima mashkull  kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull  kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje

Komento: