Kurti e falënderon edhe njëherë Mehajn: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë e të shpejtë

10:33 | 09 Gusht 2023
kurti-e-falenderon-edhe-njehere-mehajn:-bashkeshortes-se-tij-i-deshiroj-sherim-te-plote-e-te-shpejte

Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke i uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pasi i uroi mirëseardhje Maqedoncit, Kurti e falënderoi Mehajn dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.

“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.

Ndërsa Maqedoncit, Kurti i uroi “punë të mbarë”./Front Online

Komento: