Drejtori për Siguri në kryeqytet kërkon të ashpërsohen dënimet ndaj atyre që kapën me armë

18:26 | 09 Gusht 2023
drejtori-per-siguri-ne-kryeqytet-kerkon-te-ashpersohen-denimet-ndaj-atyre-qe-kapen-me-arme


Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka kërkuar që të ashpërsohen dënimet ndaj qytetarëve që kapën me armë zjarri.

“Ministria e Brendshme ka pasë kampanja në tri a katër vitet e fundit për legalizim të armëve, por një prej arsyeve, është politika ndëshkuese, duhet forcohet hallka e bashkëpunimit mes policies – prokurorisë – gjykatës, që personat që kapën me armë të dënohen dhe jo të lirohen në procedurë të rregullt dhe të gjobiten me shuma parash”, potencoi Fushtica për “Front Online”.

Dënimi vec me gjobë, sipas tij, ka këtë efekt.

“I inkurajon të njëjtit që prapë ta përërisin veprën penale të armbajtjes. Politikat ndëshkuese ndaj shkelsëve te ligjit të forcohen dhe ketë koordinim ndërmjet të gjitha institucioneve”, pretendon Fushtica.

Komento: