Kurti i bën të ditur 8 profilet e reja që do të shtohen në arsimin dual

21:55 | 09 Gusht 2023
kurti-i-ben-te-ditur-8-profilet-e-reja-qe-do-te-shtohen-ne-arsimin-dual

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga muaji shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja në arsimin dual.

Këto profile sipas Kurtit janë: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist.

“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar Kurti.

Komento: