Haxhiu: Është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

12:59 | 10 Gusht 2023
haxhiu:-eshte-proceduar-ne-qeveri-koncept-dokumenti-per-themelimin-e-gjykates-administrative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Haxhiu tha se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo./Front Online

Komento: