Rohde takon Barbanon: Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it

17:07 | 10 Gusht 2023
rohde-takon-barbanon:-gjermania-qendron-fuqishem-pas-eulex-it

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar sot shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano.

Në një postim në Twitter, Rohde ka theksuar se Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it, raporton Klan Kosova.

“Diskutuam për çështje kyçe, veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shoqërinë e saj”, ka thënë Rohde.

Komento: