Tahiri: Qeveria për inat refuzoi planin e LDK-së për shtensionim të situatës në veri

08:55 | 11 Gusht 2023
tahiri:-qeveria-per-inat-refuzoi-planin-e-ldk-se-per-shtensionim-te-situates-ne-veri


Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në një intervistë për Front Online ka folur edhe për planin shtatë pikësh të LDK-së, për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Sipas tij, refuzimi nga qeveria për këtë plan u bë vetëm për inat.

“LDK-ja, ka paraqitur një plan shtatë pikësh  për shtensionimin e situatës dhe për daljen nga kjo gjendje në të cilën është Kosova dhe ky plan shtatë pikësh është refuzuar me inati e jo me arsye. Me inati politik nga qeverisja Kurti dhe nga mazhoranca e Lëvizjes Vetëvendosje, por realisht çfarë po bën Qeveri është pikërisht këto shtatë pika të LDK-së, e që është i përfshirë edhe draftimi i statutit për Asociacionin dhe rrugën për të ardhur deri të zgjedhjet”, ka thënë Tahiri, për Front Online.

Ndërsa, kur është pyetur se a duhet të dorëhiqen kryetarët e zgjedhur në veri, ai ka pohuar se kjo është edhe çështje politike dhe jo vetëm ligjore.

“Qeveria ka filluar hartimin e një udhëzimi administrativ por zgjedhjet janë çështje politike nuk janë vetëm çështje ligjore dhe tani ky udhëzim administrativ e kemi parë që Qeveria nuk e ka përfshirë Asociacionin e komunave të Kosovës dhe është një gabim i madh për shkak se ky udhëzim administrativ afekton tek të gjitha komunat e Kosovës, nuk afekton vetëm katër komunat në veri por që Qeveria ka refuzuar të përfshijë komunat dhe Asociacionin e komunave që është një organ legjitim në Republikën e Kosovës dhe kjo qasje e përplasjes së Qeverisë është shqetësuese”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Komento: