Tahiri: Sanksionet ndaj Kosovës nuk duhet të vendoseshin kurrë, duhet të hiqen menjëherë

09:32 | 11 Gusht 2023
tahiri:-sanksionet-ndaj-kosoves-nuk-duhet-te-vendoseshin-kurre,-duhet-te-hiqen-menjehere


Sanksionet ndaj Kosovës nuk duhej të vendoseshin kurrë. Madje duhet të hiqen menjëherë.

Kështu, ka thënë në një intervistë për Front Online, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.

“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë, ato nuk do të duhej të vendoseshin kurrë. Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është e padrejtë, është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës sepse jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë dakord me këtë politikë të përplasjes së Albin Kurtit me perëndimin, por vendosja e sanksioneve është një proces tepër kompleks dhe ne e kemi parë se sa shumë kanë paralajmëruar Qeverinë e Kosovës, partnerët tonë, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të që mos ndërmerrni veprime sepse do të keni pasoja dhe tani kur janë vendos këto pasoja heqja e këtyre pasojave është po ashtu një proces i vështirë”, ka shtuar Tahiri.

Sipas tij, vendosja e sanksioneve është padrejtësi, por se heqja e tyre kërkon angazhim.

“Heqja e tyre kërkon një angazhim shumë të madh sepse partnerët ndërkombëtarë janë organizata serioze, ata veprojnë në mënyrë serioze, me vështirësi vijnë deri te vendosja e sanksioneve, por edhe me më vështirësi vijnë deri të heqja e tyre, dhe siç duket Qeveria e Kosovës nuk e kupton se sa e rëndësishme është sjellja e përgjegjshme në arenën ndërkombëtare si partner i përgjegjshëm në raport me partnerët tonë ndërkombëtar dhe sjellja e përgjegjshme nënkupton që veprimet janë të koordinuara dhe të sinkronizuara”, është shprehur ai.

Tahiri vlerëson se koordinimi i veprimeve nuk është nënshtrim.

Komento: