Malishevë/ Arrestohen dy persona, u rrahen mes vete për kontest pronësor

09:47 | 11 Gusht 2023
malisheve/-arrestohen-dy-persona,-u-rrahen-mes-vete-per-kontest-pronesor

Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete dje në fshatin Lladroc, të komunës së Malishevës.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se personat e dyshuar janë përleshur për shkak të një kontesti pronësorë.

“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: