Tahiri: Qytetarët kanë votuar për ndryshim, kanë marrë një qeveri populliste

11:54 | 11 Gusht 2023
tahiri:-qytetaret-kane-votuar-per-ndryshim,-kane-marre-nje-qeveri-populliste


Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, deklaron për Front Online se qytetarët e Kosovës e kanë votuar Kurtin për të sjellë ndryshime.

Por, se sipas tij, vetëm kjo nuk po ndodhë.

Ai, thotë se këta të fundit kanë marrë një qeveri populliste.

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një ndryshim, dhe kanë marrë një qeveri populliste e cila vetëm ankohet, për problemet e të kaluarës, por nuk jep asnjë zgjidhje për të ardhmen. Pra, mandati i qeverisë Kurti nuk ka qenë për t’u ankuar, mandati i qeverisë ka qenë për të dhënë zgjidhje për problemet e qytetarëve, dhe dje shohim kryeministrin Kurti që ankohet për drejtësinë, por realisht asnjëherë nuk janë emëruar më shumë gjyqtarë sesa në kohën e qeverisë Kurti”, ka deklaruar Tahiri, për Front Online.

Komento: