
Roma thuhet se po përgatisin një ofertë prej 20 milion euro plus shpërblime për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali.
Sipas Tuttomercatoweb, Tonali është në listën e romakëve të përforcimeve të mundshme për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Faqja e internetit shpjegon se Giallorossi është gati të vjedhë yllin që po e kërkon Juventus, Inter, Milan dhe Napoli, të cilët të gjithë vazhdojnë të monitorojnë situatën e tij.
19-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka siguruar shtatë asistime këtë sezon për Brescian, të cilët janë në krye të Serie B./ORAinfo/