“Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin”, Klinaku akuzon Kurtin për përçarje

16:57 | 11 Gusht 2023
“adem-demaci-ka-qene-i-deshperuar-me-ty-albin”,-klinaku-akuzon-kurtin-per-percarje

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit Kurti.

Klinaku në reagimin e tij shkruan se Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Albin Kurtin, i njëjti e ka përça faktorin politik në Luginën e Preshevës dhe se pritet ta përçajë faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti;Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc);Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut” shkruan Klinaku.

Komento: